Ndërlidhjet

logo-print

Mbi 180 ushtarë të vrarë në Jemen

  • RFE /RL

Jemen...

Jemen...

Numri i trupave të vrarë gjatë fundjavës nga militantët e Al Kaidës në Jemen ka shkuar në 185 kanë thënë zyrtarët. Trupat e ushtarëve janë gjetur të gjymtuar dhe disa nga edhe pa koka.

Zyrtarët mjekësorë thanë se shifra e vikimave është rritur pasi që shumë trupa janë gjetur në shkretëtirë, afër qytetit të Zinxhibarit.

Nga sulmet e së dielës kanë vdekur të paktën 32 militantë. Numri i të plagosurve nga të dy anët raportohet të jetë shumë i madh.

Militantët e Al Kaidës kanë shfrytëzuar turbullirat njëvjeçare politike, që çuan në dorëheqjen e presidentit Abdullah Ali Saleh, për të forcuar pozicionet e tyre në jug të vendit.(a.i.)
XS
SM
MD
LG