Ndërlidhjet

logo-print

Rama: Opozita po punon për ligje me standarde evropiane


Lideri opozitar në Shqipëri Edi Rama

Lideri opozitar në Shqipëri Edi Rama

Lideri i opozitës në Shqipëri, Edi Rama, tha sot se Partia Socialiste po angazhohet maksimalisht për të bërë ligje të mira, që i përmbushin standardet evropiane.

Sipas tij, në këtë mënyrë opozita po dëshmon “një sjellje ndryshe politike”, krahasuar me palën kundërshtare, që vazhdon me gjuhën e fyerjeve dhe të akuzave.

“Ne e kryem detyrën tonë si opozitë, por statusi i kandidatit nuk mundi të vinte dhe nuk erdhi, si lajm i mirë nga Brukseli, nëse nuk plotësohen rekomandimet nga ana e qeverisë”, tha Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Mëtutje ai theksoi se kryeministri Sali Berisha, vazhdon ka kritikoj ashpër opozitën, duke thënë se po e bllokon procesin e intergirmit, por sipas zotit Rama, detyrat për tu plotësuar kanë të bëjnë vetëm me qeverinë.

Këto komente ai i bëri sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
XS
SM
MD
LG