Ndërlidhjet

SHBA: Filluan votimet republikane në 10 shtete


Një zgjedhës në Kembrixh (Masaçusets) hynë për të votuar në garën republikane
Një zgjedhës në Kembrixh (Masaçusets) hynë për të votuar në garën republikane
Në 10 shtete të Shteteve të Bashkuara sot kanë filluar votimet për nominimin e kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale kundër Barak Obamës, në muajin nëntor të këtij viti.

Dita e sotme, për shkak të votimeve në 10 shtete njihet edhe si “Super e Marte”.

Raportohet se ish guvernantori i Masaçusetsit, Mit Romni, shpreson se do ta forcoj pozitën udhëheqëse në garën republikane për nominim presidencial.

Por, në këtë garë gjenden edhe tre kandidatë të tjerë: ish senatori nga Pensilvania, Rik Santorum, ish kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit, Njut Gingriç, dhe kongresmeni nga Teksasi, Ron Pol.

Shteti i Ohajos, shihet si tejet i rëndësishëm, pasi asnjë republikan nuk është zgjedhur president pa fitore në këtë shtet.
XS
SM
MD
LG