Ndërlidhjet

logo-print

Vrasja e shtetasve amerikanë

  • RFE /RL

Erik Holder

Erik Holder

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së Erik Holder ka shpjeguar bazën ligjore për autorizimin e vrasjes së shtetasve amerikanë që jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Holder tha se “disa i kanë quajtur këto operacione si ‘atentate’”, por sipas tij, ato nuk janë. “Atentatet janë vrasje të paligjshme”.

Ai tha se vendimi për të vrarë një qytetar amerikan që jeton jashtë territorit të SHBA-së është “më i rëndi” që liderët e qeverisë mund ta ndërmarrin.

Holder shtoi se “kur këta individë kapin armën kundër vendit dhe bashkohen me Al Kaidën në planifikimin e sulmeve për të vrarë bashkëatdhetarët e tyre amerikanë, mund të ketë vetëm një përgjigje realiste dhe të duhur.”

Brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara janë ngritur pikëpyetje për vrasjen e qytetarëve amerikanë, siç ishte kleriku radikal i lidhur me Al Kaidën Anvar al-Avlaki, i cili u vra në shtatorin e kaluar dhe qe bërë si rast studimi për ligjshmërinë e vrasjeve jashtë vendit.

Sindikatat Amerikane të Lirive Civile kanë kërkuar publikimin e dokumenteve në lidhje me sulmet e aeroplanëve amerikanë. Al-Avlaki qe vrarë në njërën nga këto sulme.

Administrata e Obamës ka refuzuar që të publikojë mendimin ligjor të Departamentin të Drjetësisë mbi vrasjen e al-Avlakit. Çështja ka kaluar në gjykatë.

Holder, që nuk e lidhi asnjëherë administratën amerikane me vrasjen, tha se Al-Avlaki ishte një lider terrorist, i cili po bënte komplote për vrasjen e amerikanëve.(a.i.)
XS
SM
MD
LG