Ndërlidhjet

logo-print

Eshton: Ka pajtueshmëri për vazhdimin e bisedimeve me Iranin


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Kethrin Eshton

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Kethrin Eshton

Pesë shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania, janë pajtuar me propozimin e Teheranit, për vazhdimin e bisedimeve për programin atomik të Iranit.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, që është person kontakti për grupin e gjashtë shteteve, ka shpallur sot se i është përgjigjur letrës së negociatorit atomik iranian, Said Xhalili, me propozimin për bisedime, dërguar në muajin shkurt.

Për kohën dhe vendin e bisedimeve ende nuk është arritur marrëvshja.

Deklarata e zonjës Eshton u bë pasi Irani sot ka njoftuar se do t’i lejoj inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), që ta vizitojnë kompleksin ushtarak në Parçin, për të cilin Perëndimi beson se është pjesë e programit të dyshuar të armatimit atomik iranian.

Një ekipi të ANEB-it, që akutalisht e kishte vizituar Iranin, nuk i ishte lejuar vizita në Parçin.
XS
SM
MD
LG