Ndërlidhjet

Paneta: Do të veprojmë ndaj Iranit, nëse çdo gjë tjetër dështon


Sekretari amerikan i mbropjtjes Leon Paneta
Sekretari amerikan i mbropjtjes Leon Paneta
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, ka premtuar se Shtetet e Bashkuara do të “veprojnë” nëse “çdo gjë tjetër dështon” për ta kundërshtuar kërcënimin e dyshuar atomik iranian.

Gjatë fjalimit të tij të sotëm në Komitetin Amerikano – Izraelit për Çështje Publike (AIPAC), që është një grup i fuqishëm lobues pro-izraelit, sekretari Paneta premtoi për sigurimin e “superioritetit ushtarak të Izraelit ndaj çdo shteti ose koalicione shtetesh dhe poashtu ndaj aktorëve jo-shtetëror”.

Këto komente u bënë, pas fjalimit të presidentit amerikan, Barak Obama, dje se ai “nuk e heq nga tavolina asnjë opsion” për t’i kundërshtuar ambicjet atomike të Iranit, por ka tërhequr vërejtjen se “ka shumë biseda të pakontrolluara për luftë”.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, dje është takuar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili gjatë qëndrimit në Uashington u takua edhe me presidentin Obama dhe me sekretaren e shtetit, Hillari Klinton.
XS
SM
MD
LG