Ndërlidhjet

logo-print

Dejanoviq: Zgjedhjet lokale të Serbisë – edhe në Kosovë


Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, ka deklaruar sot se zgjedhjet lokale do të mbahen në të gjitha mjediset ku këshilltarëve u ka kaluar mandati katërvjeçar, pavarësisht se a janë ato në jug apo veri të Kosovës.

“Zgjedhjet lokale do të mbahen në të gjitha mjediset ku këshilltarëve u ka kaluar mandati katërvjeçar dhe nuk do të bëhet kurrfarë dallimi ndërmjet komunave në jug dhe veri” të Kosovës, thuhet në kumtesën nga kabineti i saj, pas takimit me disa politikanë serbë nga pjesa veriore e Kosovës, raporton agjencia Beta.

Qeveria e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar zgjedhjet e Serbisë në Kosovë i konsiderojnë jolegjitime dhe ato cilësohen si struktura paralele.

Zyrtarë të lartë të Kosovës dhe liderë perëndimorë kanë kërkuar tërheqjen e këtyre strukturave.
XS
SM
MD
LG