Ndërlidhjet

OKB dhe TV Britanike: Video me tortura në spitalet e Sirisë


Demonstratë kundër Bashar al-Asadit më 2 mars në Kafranbel afër qytetit Idlib

Demonstratë kundër Bashar al-Asadit më 2 mars në Kafranbel afër qytetit Idlib

Kombet e Bashkuara dhe Televizioni Britanik thonë se kanë video që duket se paraqesin pacientët që torturohen në spitalet e Sirisë.

Zyrtari i OKB-së për të drejtat e njeriut, Rupert Kolvill, tha sot se videot që i ka OKB-ja, duket se tregojnë personelin e sigurisë dhe atë mjekësor në qytetet Homs dhe Lakatia, duke i rrahur dhe goditur me elektroshok, pacientët e lënduar seriozisht, që shtrihen të lidhur për krevatet e tyre.

Dekrata e Kombeve të Bashkuara u bë pasi Kanali 4 Britanik dje e ka transmetuar një video që duket se tregon pacientët me sy të mbuluar në spitalin ushtarak në Homs, të shtrirë afër kamxhikëve dhe kabllove elektrike.

Në video citohet një dëshmitar që thotë se të burgosurit ishin rrahur me shkopa policie dhe se u ishin thyer këmbët.

Homs është qendër e goditjes në rritje të forcave qeveritare ndaj protestuesve kundër presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG