Ndërlidhjet

logo-print

FBI: Një milion dollarë për informacione për ish agjentin


Pjesëtarë të agjencisë amerikane FBI

Pjesëtarë të agjencisë amerikane FBI

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka shpallur çmimin prej 1 milion dollarësh për informacione që çojnë direkt te lokacioni dhe kthimi i sigurt i ish agjentit të saj, Robert A. Levinson, i cili u zhduk nga ujdhesa Kish e Iranit, para pesë vitesh.

Familja e zotit Levinson, vitin e kaluar, e ka publikuar një video të rrëmbyesve në të cilën ish agjenti i FBI-së, e përshkruan zënien e tij dhe kërkon që qeveria e Shteteve të Bashkuara ta ndihmoj.

Kjo video i ishte dërguar familjes me imejl, në vitin 2010, nga rrëmbyesit e dyshuar të zotit Levinson.

Rrëmbyesit nuk kanë bërë kërkesa për lirimin e tij.

Robert A. Levinson ishte pensionuar nga FBI dhe punonte si hetues privat kur në mars të vitit 2007, udhëtoi për në Iran.

Familja e tij thotë se ai kishte arritur në ujëdhesën Kish për shkak të një hetimi lidhur me kontrabandim të cigareve.
XS
SM
MD
LG