Ndërlidhjet

SHBA: Romni fitoi në Ohajo me epërsi të vogël


Mit Romni nuk arriti rezultat që e prisnin mbështetësit e tij

Mit Romni nuk arriti rezultat që e prisnin mbështetësit e tij

Mediat amerikane raportojnë se Mit Romni ka fituar në votimet për nominim presidencial republikan në shtetin Ohajo, duke e mundur rivalin e tij, Rik Santorum, me vetëm 1% më tepër të votave.

Prej 10 shteteve në të cilat u votua, Ohajo sjell më së shumti delegatë.

Tashmë Romni ka fituar edhe në Vermont, Virxhinia, Masaçusets, Ajdaho dhe Alaskë, ndërsa Santorum doli fitues në Oklahoma, Tenesi dhe Dakota Veriore.

Kandidati tjetër republikan, Njut Gingriç, ka fituar në shtetin e tij Gjeorgjia.

Vlerësohet se Mit Romni nuk arriti fitore bindëse, e cila do ta shtynte atë drejt nominimit republikan për president, për tu ballafaquar me Barak Obamën, në zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor.

Në votimet e së ashtuquajturës Super e Martë, kandidatët i ndajnë 419 delegatë, që është afro 40% e numrit të tërësishëm prej 1144 delegatëve, që duhet të fitohen për ta siguruar nominimin.
XS
SM
MD
LG