Ndërlidhjet

Rusi: Gorbaçov i kritikon zgjedhjet presidenciale


Ish lideri sovjetik Mihail Gorbaçov

Ish lideri sovjetik Mihail Gorbaçov

Dy ditë pasi kryeministri rus, Vlladimir Putin, fitoi edhe mandatin e tretë presidencial, ish lideri sovjetik, Mihail Gorbaçov, i ka kritikuar këto zgjedhje.

Në një intervistë për radion Ekho Moskva, Gorbaçov, 81 vjeçar, tha se liderët e zgjedhur duhet të shërbejnë dy mandate nga pesë ose gjashtë vite dhe “jo më tepër”.

Ai ka refuzuar të thotë se për cilin kandidat ka votuar, duke theksuar se asnjëri prej tyre nuk ishte “i pranueshëm” për të.

Por ai ka kërkuar që rusët të mos zhyten në “zhgënjim”, pasi sipas Gorbaçovit, Rusia po kalon nëpër një “epokë të re”.
XS
SM
MD
LG