Ndërlidhjet

Indi: Arrestohet një i dyshuar për sulm kundër diplomatit izraelit


Hetuesit në vendin ku eksplodoi makina e diplomatit izraelit në Nju Delhi
Hetuesit në vendin ku eksplodoi makina e diplomatit izraelit në Nju Delhi
Policia në Indi ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar lidhur me sulmin me bombë të muajit të kaluar, cak i të cilit ishte vetura e një diplomati izraelit në Nju Delhi.

I dyshuari është identifikuar si Sajed Muhamad Kazmi, me shtetësi të Indisë, që pretendon se punon për një publikim iranian.

Sipas policisë, ai pritet të paraqitet në gjykatë pasi të merret në pyetje.

Raportohet se autoritetet në Indi po zhvillojnë hetime se ky person a kishte kontakt me individët që e kanë vënë bombën në makinën e diplomatit izraelit.

Në shpërthimin më 13 shkurt u plagos bashkëshortja e një diplomati izraelit dhe disa persona të tjerë.

Ky sulm ndodhi në të njejtën ditë kur një bombë ishte çmontuar nga një veturë diplomatike izraelite në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Izraeli e ka akuzuar Iranin se ka dorë në këto komplote, por Teherani e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi.
XS
SM
MD
LG