Ndërlidhjet

Obama shpreson në diplomaci me Iranin


Barak Obama
Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se vazhdimi i pritur i bisedimeve ndërmjet fuqive botërore dhe Iranit për programin atomik të këtij vendi, paraqet një tjetër mundësi për zgjidhje diplomatike të kësaj çështjeje.

Duke u shprehur për situatën në Siri dhe thirrjet e fundit nga senatorët amerikanë, Xhon Mekkejn, Lindzi Graham dhe Xhozef Liberman, për sulme ajrore amerikane, zoti Obama tha se do të ishte “gabim” ndërmarrja e njëanshme e aksionit ushtarak për ta përmbysur qeverinë e presidentit Bashar al-Asad.

Këto komente presidenti Obama i bëri mbrëmë në një konferencë për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë.(f.b.)

Obama: Diplomacia ende mund të funksionojë me Iranin
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:30 0:00
XS
SM
MD
LG