Ndërlidhjet

Padi kundër hakerëve


Logoja e LulzSecurity, LulzSec
Logoja e LulzSecurity, LulzSec
Pesë anëtarë të grupit të hakerëve Anonymous janë akuzuar edhe formalisht të martën në Shtetet e bashkuara për përfshirjen e tyre në një valë të profilit të lartë të sulmeve kibernetike.

Që të gjithë ishin pjesëtarë të LulzSect, Internet Feds and AntiSec, celula të shtrira nga grupit ndërkombëtar i hakerëve “Anonymous”.

Lideri i LulzSec-ut, i cili doli të jetë një informator i FBI-së pas arrestimit të tij në vitin 2011, është vetë-deklaruar fajtor për kryerjen e një dyzine sulmesh kibernetike kundër kompanive të mëdha.

Kush janë të akuzuarit, të cilët deri më tash janë identifikuar nga policia dhe
prokurorët?


Lideri, Hector Xavier Monsegur
I njohur me nofkën “Sabu”, Monsegur ka udhëheqësur fraksionin “LulzSec” të grupit Anonymus nga New Yorku.

Është 28 vjeçar dhe posedon aftësi për të zbuluar sisteme të brishta kompjuterike, si siteme potenciale për t’iu nënshtruar sulmeve kibernetike.

Ai është arrestuar në vitin 2011 dhe ngarkohet me akuzat për 12 vepra kriminale të konspiracionit për t’u përfshirë në sulme kibernetike, përfshirë këtu edhe në rrjetet qeveritare të Algjerisë, Jemenit, Zimbabvesë, pastaj në sistemet kompjuterike të kompanisë Sony Pictures, Fox, Tribune Co, etj.

Jeremy Hammond
NJë 27 vjeçar nga Chicago, Hammond e vlerëson aktivitetin e tij online si mënyrë legjitime për të luftuar në emër të drejtësisë sociale.
Hammond akuzohet se ka depërtuar në komputerët e kompanisë për hulumtimin e sigurisë, që njihet me emrin Stratfor Global Intelligence, duke vjedhur kësisoji mijëra numra të kartelave të kreditit, email adresa, numra telefoni dhe fjakëkalime të fshehta.
Disa nga dokumentet e vjedhura janë publikuar edhe në Ëikileaks.

Ryan Ackroyd
Një 23 vjeçar, i njohur edhe si “lol”, Acrkoyd është gjithashtu i dyshuar për hulumtimin e vakuumit në sigurinë e sistemeve kompjuterike të shënjestrave.

Jake Davis
Një 18 vjeçar, i njohur me nofkën "Topiary," Davis ka shërbyer si zëdhënës i LulzSec-ut, dhe ka realizuar disa intervista për të publikuar aktivitetin e grupit.

Jake Davis
Jake Davis

Davis është arrestuar nga policia britanike verën e kaluar dhe është ngarkuar me akuzat për sulme kompjuterike kundër kompanisë Sony, autoriteteve të krimit dhe shëndetësisë në Britaninë e Madhe dhe kundër gazetës së Rupert Murdochut, News International.



Donncha O’Cearrbhail
O’Cearrbhail, 19 vjeç nga Irlanda, i njohur edhe si “palladium”, është arrestuar në shtator të 2011-ës në Irlandë, në ndërlidhje me sulmin e hakerëve kundër partisë politike Irish Fine Gael. Ai gjithashtu është ndërlidhur edhe me depërtimin në llogaritë Gmail të pjesëtarëve të Gardës Kombëtare Irlandeze.

Darren Martyn
Edhe Martyn, 25 vjeç, dyshohet se ka sulmuar ëebfaqen e Irish Fine Gael, baza e së cilës gjendej në një qendër të dhënash në Arizonë. (a.v.)

* huazuar nga agjencitë e huaja të lajmeve
XS
SM
MD
LG