Ndërlidhjet

Afganistan: Gjashtë ushtarë britanikë të zhdukur


Makina ushtarake të jashtme në Afganistan

Makina ushtarake të jashtme në Afganistan

Ministria e mbrojtjes e Britanisë ka njoftuar se gjashtë ushtarë të saj janë zhdukur dhe mendohet se janë vrarë, nga një eksplodim kundër makinës së tyre të blinduar, në pjesën jugore të Afganistanit.

Ministria tha sot se ushtarët ishin në një patrullë të sigurisë në provincën Helmand, kur makina e tyre u qëllua nga shpërthimi.

Nëse eventualisht konfirmohet se këta ushtarë janë vrarë, atëherë numri i trupave britanike të vrarë në Afganistan, prej vitit 2001, do të arrijë në së paku 404.
XS
SM
MD
LG