Ndërlidhjet

Amos arrin në Siri


Shefja për ndihma humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valeri Amos.

Shefja për ndihma humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valeri Amos.

Shefja për ndihma humanitare e Kombeve të Bashkuara ka arritur në Siri, në përpjekje për të bindur qeverinë e atjeshme të lejojë ndihmat për civilët.

Sipas zëdhënësit të OKB-së, Khalid al-Masri, Valeri Amos ka takuar ministrin e Jashtëm sirian në Damask, ndërsa planifikon të udhëtojë edhe drejt Homsit – epiqendrës së protestave antiqeveritare.

Amos, javën e kaluar, nuk ishte lejuar të arrinte në Siri.

Protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad kanë nisur që në mars të vitit të kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 7,500 persona, shumica civilë, kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG