Ndërlidhjet

Shpallen akuzat për Breivikun


Anders Bering Breivik, i shoqëruar nga policia.
Anders Bering Breivik, i shoqëruar nga policia.
Prokurorët norvegjezë kanë akuzuar formalisht Anders Bering Breivikun për kryerjen e akteve të terrorit dhe vrasje me paramendim të rreth 80 personave.

Akuzat janë bërë publike të mërkurën, më shumë se shtatë muaj pas vrasjes së 77 njerëzve në një seri sulmesh të kryera nga Breiviku.

Hetuesit thonë se 33-vjeçari ka pranuar se ka shpërthyer bombën në lagjen e ndërtesave qeveritare në Oslo, duke shkaktuar vrasjen e 8 njerëzve, më 22 korrik të 2011-ës. Breivik po ashtu ka marrë përgjegjësinë për të shtënat në një kamp të Partisë Laburiste në Ishullin Utoja, të cilat vranë 69 persona.

Ai nuk ka pranuar fajësinë, duke thënë se veprimet e tij ishin në vetëmbrojtje dhe të dizajnuara për të ndëshkuar qeverinë për “politikat e saj të pro-migracionit”.

Gjykimi i Breivikut është planifikuar të nisë më 16 prill.
XS
SM
MD
LG