Ndërlidhjet

Moska lejon tubimin masiv të opozitës


Nga protestat e 5 marsit në Moskë...
Nga protestat e 5 marsit në Moskë...
Autoritetet e Moskës kanë dhënë leje për tubimin e 50,000 njerëzve, të planifikuar për këtë të shtunë, në shenjë kundërshtimi ndaj zgjedhjes së Vladimir Putinit për mandatin e tretë presidencial.

Zëvendëskryetari i Moskës, Aleksander Gorbenko, tha se protesta do të mbahet në Sheshin Arbat.

Aktivistët e opozitës kanë organizuar tri protesta masive kundër kryeministrit në largim, Putin, në periudhën ndërmjet zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit – të cilat u fituan nga partia e Putinit – dhe zgjedhjeve të 4 marsit që rikthyen Putinin në presidencë.

Rreth 15,000 persona janë tubuar në Moskë të hënën, pas publikimit të rezultateve zyrtare, të cilat shpallën Putinin fitues me 64 për qind të votave.

Vladimir Putin ka shërbyer si president i Rusisë edhe në periudhën 2000-2008.
XS
SM
MD
LG