Ndërlidhjet

logo-print

BE-ja, ultimatum Hungarisë


Ndërtesa e Parlamentit të Hungarisë

Ndërtesa e Parlamentit të Hungarisë

Bashkimi Evropian ka thënë se Hungaria nuk u është përgjigjur të gjitha shqetësimeve të ngritura nga blloku, në lidhje me respektimin e të drejtave dhe lirive demokratike.

BE-ja ka kërcënuar me veprime ligjore nëse Budapesti nuk bën ndryshime të legjislacionit për bankën qendrore, agjencinë e mbrojtjes së të dhënave dhe gjyqësorin.

Komisioni Evropian i ka dhënë Hungarisë edhe një muaj kohë për të ndryshuar disa ligje kontroverse dhe për të shmangur mundësinë e paraqitjes para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Hungaria, në anën tjetër, ka kërkuar ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Zëdhënësja e Komisionit, Pia Ahrenkild Hansen, ka thënë se kushtet për nisjen e bisedimeve për këtë çështje, nuk janë përmbushur ende.
XS
SM
MD
LG