Ndërlidhjet

Mediat çeke raportojnë se policia ka arrestuar muajin e kaluar një iranian të kërkuar ndërkombëtarisht.

Dyzetenëntë-vjeçari Behrouz Dovlatzadeh ka tentuar të blejë 500 pushkë M4 në Pragë dhe t’i eksportojë ato në Iran.

I dyshuari përballet me akuza të tregtimit të armëve të paligjshme dhe shkelje të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit.

Ai është arrestuar në mes të shkurtit, pasi ka biseduar me agjentët e policisë çeke, të maskuar si shitës të armëve.

Raportet thonë se shërbimet e inteligjencës amerikane kanë qenë po ashtu të përfshira në hetimet që kanë çuar në arrestim.

Nëse dënohet, Dovlatzadeh mund të përballet me dhjetë vjet heqje lirie.
XS
SM
MD
LG