Ndërlidhjet

Sulme në Irak, 12 të vrarë


Irak - foto arkivi

Irak - foto arkivi

Të paktën 12 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga dy sulme të njëpasnjëshme në veri të Irakut.

Zyrtarët e Tal Afarit thonë se sulmi i parë ka ndodhur pranë një restoranti të populluar. Derisa njerëzit kanë vrapuar për të ndihmuar viktimat, një tjetër sulmues vetëvrasës mësohet t’i ketë shpërthyer eksplozivët e tij.

Qyteti Tal Afar, i pozicionuar në kufi me Sirinë, është shtëpi e popullatës së përzier, që përfshin myslimanë shiitë dhe sunitë, si dhe të krishterë, kurdë dhe turkmenë.
XS
SM
MD
LG