Ndërlidhjet

Janukoviq urdhëron reforma


Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, ka urdhëruar qeverinë për të punuar në një sërë reformash të reja, për të cilat ka thënë se kanë qëllim “përmirësimin e mirëqenies sociale dhe besimin e opinionit në qeveri”.

Në takimin e kabinetit, Janukoviq ka thënë se qeveria duhet të rikthejë besimin e popullit ukrainas në aftësitë e autoriteteve për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Ai ka thënë se mbështet ndryshimet e tilla si: rritje të pagës minimale, paga më të larta për punonjësit e qeverisë, modernizim të shërbimeve shëndetësore dhe ulje të kostos së arsimit.

Janukoviq është vënë në shënjestër të kritikave të ukrainasve për shkak të dështimit të tij për të përmbushur zotimet e bëra gjatë fushatës presidenciale, dy vjet më parë.
XS
SM
MD
LG