Ndërlidhjet

Moska nuk shqyrton azilin për Asadin


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad.

Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk e ka marrë në konsideratë mundësinë për t’i dhënë azil politik presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.

Putin, kryeministër aktual i Rusisë dhe president i zgjedhur, është cituar të ketë thënë se “Moska as që është duke e diskutuar këtë çështje”.

Rusia është njëra nga furnizueset më të mëdha me armë të Sirisë. Ajo u ka vënë veto dy rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënojnë dhunën në Siri, e cila, sipas shifrave të OKB-së, ka lënë mbi 7,500 të vrarë.

Javën e kaluar, Putini ka akuzuar vendet e Perëndimit për nxitje të konfliktit, duke mbështetur opozitën siriane.

Së fundmi, disa vende kanë sugjeruar mundësinë e dhënies së azilit për Asadin, si mundësi për t’i dhënë fund gjakderdhjes 12-muajshe.
XS
SM
MD
LG