Ndërlidhjet

Gjenerali iranian, trafikues kyç i drogës


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se gjenerali i forcës elitë të Iranit, al-Kuds, është figurë kyçe në trafikimin e heroinës nga Afganistani.

Thesari amerikan e ka quajtur gjeneralin Gholamreza Baghbani, i cili drejton forcën e Gardës Revolucionare në kufirin afgan, “numër një të narkotikës”.

Baghbani akuzohet se bashkëpunon me trafikuesit afganë dhe se ka ndihmuar në dërgimin e armëve për talibanët.

Në deklaratën e Thesarit të SHBA-së thuhet se “personat amerikanë ndalohen të kryejnë transaksione financiare ose tregtare me gjeneralin Baghbani dhe se të gjitha asetet që mund t’i ketë nën juridiksionin e SHBA-së, ngrihen”.
XS
SM
MD
LG