Ndërlidhjet

logo-print

Zhbogar vizitoi veriun e Mitrovicës


Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian dhe kreu i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian dhe kreu i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian dhe kreu i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka vizituar familjet e mbetura të romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve në kampin Osterode, në veri të Mitrovicës.

Zhbogar mësohet të jetë informuar "për vështirësitë me të cilat përballet komuniteti RAE, i cili njëherësh i ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që merr nga Bashkimi Evropian".

Shtatëmbëdhjetë familjet e mbetura në këtë kamp pritet të zhvendosen në Mëhallën e Romëve në jug të Mitrovicës.

Zyrtari evropian ka takuar të mërkurën edhe rektorin e Universitetit të Mitrovicës, Zdravko Vitosheviq, me të cilin ka diskutuar mundësitë e bashkëpunimit.
XS
SM
MD
LG