Ndërlidhjet

Rigjykim për nëntë ish-policët malazezë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Gjykata e Apelit në Mal të Zi ka hedhur poshtë vendimin për lirimin e nëntë ish-zyrtarëve të policisë, të akuzuar për dorëzimin e dhjetëra refugjatëve boshnjakë te trupat serbe në Bosnjë.

Vendimi i së mërkurës nënkupton rigjykimin e tyre, ndonëse data për procesin nuk është caktuar ende.

Grupi përfshin ish-oficerë të rangut të lartë dhe agjentë të inteligjencës.

Ata akuzohen për arrestimin e 79 refugjatëve dhe dorëzimin e tyre te forcat serbe, të cilat shumicën nga ta i kanë ekzekutuar.

Familjet e viktimave boshnjake kanë fituar disa raste gjyqësore kundër shtetit të Malit të Zi, në lidhje me dëbimet e refugjatëve gjatë konfliktit në Bosnjë, në periudhën 1992-1995.
XS
SM
MD
LG