Ndërlidhjet

Kryeministri turk “nuk vuan nga kanceri”


Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan.
Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan.
Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka hedhur poshtë raportin e publikuar nga Wikileaks, i cili thotë se ai vuan nga kanceri dhe se i kanë mbetur vetëm edhe dy vjet jetë.

Në fjalimin para anëtarëve të partisë së tij në Ankara, Erdogan e ka quajtur raportin në fjalë “ta pacipë”, duke thënë se “vetëm Zoti” do të vendosë se sa gjatë do të jetojë.

Kryeministri 58-vjeçar ka kaluar dy operacione në zorrë në katër muajt e kaluar, por në vazhdimësi i ka hedhur poshtë deklaratat se ai vuan nga kanceri.
XS
SM
MD
LG