Ndërlidhjet

SHBA e gatshme të punojë me Putinin


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të punuar me presidentin e zgjedhur të Rusisë, Vladimir Putin.

Duke folur në Uashington, pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm polak, Radosllav Sikorski, Klinton pranoi se mbeten shqetësime për “ndershmërine e votimeve presidenciale në Rusi”, por, megjithatë, tha se zgjedhjet kanë pasur një “fitues të qartë”.

Putini pritet të marrë drejtimin e presidencës në muajin maj.

Klinton tha se ajo dhe Sikorski kanë diskutuar edhe për shtypjen e vazhdueshme politike në Bjellorusi dhe Ukrainë.
XS
SM
MD
LG