Tajkuni meksikan i telekomit, Karlos Slim Helu ka vazhduar të ruajë pozicionin numër një për të tretin vit radhazi, në listën vjetore të revistës “Forbes”, për miliarderët botërorë.
"Forbes" vlerëson pasurinë e Slimsit të ketë një vlerë prej 69 miliardë dollarësh, duke e vendosur atë para themeluesit të Microsoft-it, Bill Gejts me 61 miliardë dollarë dhe magnatit të patundshmërive, Uoren Bafet, i cili vlerësohet t’i ketë 44 miliardë dollarë.
Slim, 72 vjeçar, ka bërë pasurinë e tij, si magnat i telekomunikimit, duke zgjeruar biznesin edhe në fushën e tregtisë, financave, energjisë etj.
Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zukerberg është renditur i 35-ti me pasurinë prej 17.5 miliardë dollarësh.