Ndërlidhjet

Apple prezanton iPad 3


Versioni i parë i iPad-it

Versioni i parë i iPad-it

Gjiganti i teknologjisë Apple e ka prezantuar versionin e ri të tabletës së suksesshme kompjuterike iPad.

Tiparet e reja përfshijnë një ekran të mprehtë me 264 pixel për inç dhe procesor më të shpejtë.

iPad do të dalë në shitje më 16 mars.

Çmimet për iPad 3 nuk dallojnë nga modelet e mëhershme.

Ata do të fillojnë me çmimin bazik prej 499 dollarësh, ndërsa versionet që kanë mundësi t’i qasen rrjeteve celulare kushtojnë në mes 629 deri në 829 dollarë amerikanë.

Për herë të parë, iPad do të jetë në gjendje që t’i qaset rrjeteve të shpejta celulare 4G.

Apple thotë se modeli i ri—versioni i tretë tabletës që së pari u prezantua në prill të 2010—po ashtu ka kamerë dhe mund të xhirojë pamje të cilësisë së lartë (HD).
XS
SM
MD
LG