Ndërlidhjet

Zëvendësministri i naftës braktis Asadin


Homs, 5 mars, 2012
Homs, 5 mars, 2012
Zëvendësministri sirian i naftës, Abdo Husamedin ka bërë publike dezertimin dhe bashkimin me opozitën, duke u bërë kështu zyrtari më i lartë civil që braktis regjimin e presidentit Bashar al Asad, që kur nisi kryengritja një vit më parë.

Ai në një videoincizim të postuar më YouTube tha se po i “bashkohet revolucionit të popullit, që refuzon padrejtësinë dhe fushatën brutale të regjimit”.

Rami, aktivisti që ka xhiruar videon, i tha agjencisë France Press se opozita i ka ndihmuar që ta arranzhojë dorëheqjen.

Qeveria siriane nuk ka komentuar vendimin e Husamedinit.

Në zhvillimet tjera, sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta tha se asnjë opsion- pëfshirë dhe aksionin ushtarak- nuk është përjashtuar për t’i dhënë fund dhunës në Siri.
XS
SM
MD
LG