Ndërlidhjet

SHBA dhe BE kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë

  • RFE /RL

Ilustrim

Ilustrim


SHBA mbështet sovranitetin e Kosovës, ndërkaq zgjedhjet lokale në veri do të zgjidhnin përfaqësues, të cilët nuk kanë kurrfarë fuqie me ligjet e Kosovës, ka thënë ambasadorja amerikane në Beograd, Meri Uorlik.

Meri Uorlik

Meri Uorlik


“Kur Serbia mbajti zgjedhje në Kosovë në vitin 2008, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, deklaroi se ato zgjedhje dhe rezultati i tyre, sikurse edhe institucionet komunale serbe, ishin pa legjitimitet. Kështu që, kjo është një çështje që duhet adresuar”, ka thënë Uorlik për mjetet serbe të informimit.

Uorlik ka përsëritur se për SHBA-të, çështja e statusit është e mbyllur.

Ajo ka thënë se pavarësia e Kosovës përbën një rast të veçantë dhe nuk mund të trajtohet si precedent në situata tjera.

“Duhet pasur parasysh se Kushtetuta e Kosovës ofron mbrojtje për serbët kosovarë. Serbët në jug të lumit Ibër, shfrytëzojnë këto garanci që ta zhvillojnë komunitetin dhe të mbrojnë interesat e tyre".

"Kemi dashur të shohim përparim në sundimin e ligjit në veri të Kosovës, ashtu që serbët që jeotjnë atje të kenë jetë më cilësore. Besoj fuqishëm se ndarja nuk është në interesin e askujt”, ka thënë ndër të tjera Meri Uorlik.

BE

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për Kosovën, Samuel Zhbogar ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe mund ta përkeqësojë situatën dhe jo të zgjidhë problemet.

Samuel Zhbogar

Samuel Zhbogar


Ai për mediat lokale serbe në Kosovë, ka thënë se “do të dëshironte që Serbia të mos organizojë zgjedhje në Kosovë dhe se BE pret nga vendi që është kandidat për anëtarësim të sillet në përputhje me statusin që ka dhe të zgjidhë problemet me dialog, dhe jo njëanshëm.”

Diplomati slloven, që është edhe shef i zyrave të BE-së në Kosovë, ka thënë se madje edhe Rezoluta 12 44 flet qartë se kush ka përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë, dhe kjo nuk është Serbia.

Organizimi i zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, nuk do të na ofrojë kah dialogu, por do të përkeqësojë situatën dhe retorikën dhe kjo nuk na çon në zgjidhje”, ka vlerësuar Zhbogar.

Ditë më parë, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, ka deklaruar se zgjedhjet lokale do të mbahen në të gjitha mjediset ku këshilltarëve u ka kaluar mandati katërvjeçar, pavarësisht se a janë ato në jug apo veri të Kosovës.

“Zgjedhjet lokale do të mbahen në të gjitha mjediset ku këshilltarëve u ka kaluar mandati katërvjeçar dhe nuk do të bëhet kurrfarë dallimi ndërmjet komunave në jug dhe veri” të Kosovës, është thënë në kumtesën e lëshuar nga kabineti i saj.

Institucionet kosovare kanë kundërshtuar mbjatjen e këtyre zgjedhjeve, dhe kanë kërkuar nga Serbia që të ketë sjellje evropiane karshi Kosovës.(a.i.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG