Ndërlidhjet

Shkup, sulmohen nxënësit shqiptarë


Nga protesta kundër dhunës policore ndaj shqiptarëve, Shkup, 2012
Nga protesta kundër dhunës policore ndaj shqiptarëve, Shkup, 2012
Pesëmbëdhjetë nxënës shqiptarë të fshatiti Çiflik të Shkupit kanë përfunduar në spital, pas një sulmi të kryer ndaj autobusit me të cilin po ktheheshin nga shkolla.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 20:00, kur një grup prej rreth 20 personash të maskuar dhe me shufra hekuri e druri kanë ndaluar autobusin lokal duke u futur dhunshëm në të, me ç’rast kanë filluar të qëllojmë mbi nxënësit e shkollave te mesme.

Një nga nxënësit e rrahur, sipas autoriteteve mjekësore të spitalit në Shkup ndodhet në rrezik jete.

Rasti është konfirmuar nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por ende nuk kanë dalë me të dhëna konkrete lidhur me këtë rast që ka ngritur tensionet.

Siç njofton korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në Shkup, dhjetëra prindër në mbrëmje ishin tubuar pranë Spitalit të Qytetit për tu njohur me gjendjen e fëmijëve të tyre.

Ata kanë reaguar ndaj negilezhencës së organeve policore të cilët sipas tyre "nuk po ndërmarrin asnjë masë për të mbrojtur fëmijët shqiptarë nga dhuna e grupeve të ndryshme vandale".

Vendi ku ndodhi incidenti është i banuar krejtësisht me popullatë maqedonase dhe nxënësit për t’u kthyer në fshtrat e tyre të banuar me popullatë shqiptare duhet detyrimisht të kalojnë pranë këtij lokaliteti, në të cilin edhe më parë janë regjistruar incidente të kësaj natyre.
XS
SM
MD
LG