Ndërlidhjet

Shantazh ndaj gazetares së Radios Evropa e Lirë


Logo e Radio Azadliq
Logo e Radio Azadliq
Korrespondentja e Radios Evropa e Lirë, Khadija Ismailova, që ka ndërtuar një reputacion në Azerbejxhan si një gazetare hulumtuese, është vënë në shënjestër të një fushate shntazhi.

Ismailovës i është dërguar një zarf që përmban fotografi të natyrës personale shoqëruar me një shënim: “Eja në vete lavire, ose do të poshtërohesh.”

Ismailova ka sfiduar këtë kërcënim përmes një deklarate që ka postuar në rrjetin social Facebook, duke shkruar: ”Jam e bindur dhe e vendosur se mund t’i bëj ballë çdo fushate shantazhi kundër meje”.

Ajo ka shtuar se “kjo nuk është hera e parë që akte të tilla shantazhi janë përdorur kundër kolegëve gazetarë” dhe i apeloi presidentit të Azerbejxhanit që të hetojë këto ngjarje dhe ”të ofrojë mbrojtje për sigurinë e saj”.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Steven Korn, e ka quajtur incidentin “përpjekje të shëmtuar shantazhi, që nuk ka vend në një shoqëri civile”

“Ne jemi krenarë me Khadijan dhe qëndrojmë pas saj dhe punës së saj”, ka thënë presidenti Korn.

Ai ka thënë se planifikon që ta ngrisë këtë çështje me autoritetet e Aerbejxhanit dhe do të përcjellë kët rast personalisht edhe me Ismajlovën, gjatë vizitës që do ta bëjë në Baku në javën e ardhshme.

Ismailova ka qenë shefe e byrosë në Baku për Radio Azadliq, shërbimi i servisit të Azerbejxhanit të RFE/RL-së. Aktualisht ajo drejton programin e njohur në Radio Azadliq “Pas punës” si dhe shkruan raporte për shërbimin.

Ajo ka ftiuar një numër çmimesh për raporte hulumtuese që kishin në qendër korrupsionin e zyrtarëve në Azerbejxhan, përfshirë edhe një për financat dhe asetet e presidentit Ilham Alijev dhe të familjes së tij.

Ajo është marrë në pyetje disa herë nga policia dhe ka qenë subjekt i një fushate ofenduese të mediave pro-qeveritare.

Azerbejxhani vazhdimisht gjendet në fund të sondazheve për demokraci dhe liri në botë.

Një raport i publikuar nga një konzorcium për të drjetat e njeriut dhe grupet e mediave në javën e kaluar për të shënuar 7 vjetorin e vrasjes së pazgjidhur të gazetarit të pavarur Elmar Husejnov, dënon “ciklin e vazhdueshëm të dhunës kundër gazetarëve dhe mosndëshkueshmërinë e sulmuesve në Azerbejxhan”.
XS
SM
MD
LG