Ndërlidhjet

Policia heton sulmin ndaj gazetares malazeze


Ilustrim
Ilustrim
Policia në Mal të Zi tha se ka nisur një hetim për sulmin që iu bë një gazetareje, nga një i panjohur, nga i cili u detyrua të shtrihej në spital.

Gazetarja Olivera Lakiq, raportohet të jetë goditur në kokë disa herë në sulmin e së mërkurës që ndodhi afër shtëpisë së saj në Podgoricë.

Ajo është hospitalizuar për një natë dhe është liruar nga klinika të enjten.

Lakiq është autore e një serie shkrimesh për dyshimet që lidhen me mashtrimet në prodhimin e cigareve në një fabrikë në Mal të Zi.

Mediat lokale raportojnë se ajo dhe familja e saj kanë marrë kërcënime pas publikimit të shkrimeve.

Shefi i Policisë së Podgoricës Bozhidar Vuksanoviq ka dënuar sulmin ndaj gazetares, duke e quajtur “akt të shëmtuar të cilin është duke e hetuar hollësisht policia.”
XS
SM
MD
LG