Ndërlidhjet

logo-print
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në një deklaratë në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas ka thënë se sigurimi i barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut është thelbësore në arritjen e shoqërive më paqësore, më të sigurta dhe më demokratike.

Presidenti afgan Hamid Karzai po përballet me presione të reja në Ditën Ndërkombëtare, për shkak se ka mbështetur kufizimet ndaj të drejtave të grave, siç janë propozuar nga trupi legjislativ Këshilli Ulema.

Ligjvënësja afgane Favzia Kufi, ka akuzuar Këshillin Ulema, se po përpiqet të kthejë ditët e sundimit taleban për të ndaluar gratë nga puna dhe studimi dhe duke i detyruar meshkujt që t’i shoqërojnë ato, gjatë udhëtimit të tyre.
XS
SM
MD
LG