Ndërlidhjet

Fuqitë botërore kërkojnë rezultate nga bisedimet me Iranin


Iran

Iran

Fuqitë botërore kanë propozuar që bisedimet e ardhshme me Iranin për programin bërthamor të tij të jenë “serioze”, të pakushtëzuara dhe të prodhojnë “rezultate konkrete.

Në një deklaratë të përbashkët të takimit të bordit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Vjenë, SHBA-të, Kina, Rusia, Franca, Britania dhe Gjermania, po ashtu i kërkuan Iranit, që të lejojë inspektorët ndërkombëtarë të vizitojnë një zonë ushtarake për të cilën agjencia dyshon se po punohet në ndërtimin e armëve bërthamore.

Irani ua pat refuzuar qasjen në zonën e Parqinit ekipit të mëhershëm të ANEB-it.

Nuk dihet se kur dhe ku do të nisin bisedimet e ardhshme.

Bisedimet e tilla të zhvilluara në janar të 2011-ës në Stamboll patën përfunduar pa rezultate.
XS
SM
MD
LG