Ndërlidhjet

Dënohet sulmi ndaj gazetares malazeze


Ilustrim
Ilustrim
Organizatat evropiane për të drejtat e njeriut kanë dënuar rrahjen e gazetares malazeze.

Në deklaratat e tyre OSBE, SEEMO dhe Dega e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit, kanë mirëpritur gatishmërinë e policisë për të hetuar rastin ndaj Olivera Lakiqit.

Grupi po ashtu vuri në pag se sulmi nuk është i pari që ka në shënjestër të përditshmen malaziase, “Vijesti.”

Olivera Lakiq, raportohet të jetë goditur në kokë disa herë në sulmin e së mërkurës që ndodhi afër shtëpisë së saj në Podgoricë.

Ajo është hospitalizuar për një natë dhe është liruar nga klinika të enjten.

Lakiq është autore e një sërë shkrimesh për dyshimet që lidhen me mashtrimet në prodhimin e cigareve në një fabrikë në Mal të Zi.

Mediat lokale raportojnë se ajo dhe familja e saj kanë marrë kërcënime pas publikimit të shkrimeve.

Shefi i Policisë së Podgoricës Bozhidar Vuksanoviq ka dënuar sulmin ndaj gazetares, duke e quajtur “akt të shëmtuar të cilin është duke e hetuar hollësisht policia.”
XS
SM
MD
LG