Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët përgjegjës pë vrasjen e 6 britanikëve


Ushtarët e vrarë në Afganistan

Ushtarët e vrarë në Afganistan

Militantët talibanë kanë marrë përgjegjësinë për shpërthimin e bombës, e cila vrau 6 ushtarë britanikë në Afganistanin jugor.

Përgjegjësia u mor përmes një deklarate të postuar në një uebfaqe talibane.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se ushtarët u vranë të mërkurën, pasi që makina e tyre e blinduar u godit nga një mjet shpërthyes, përderisa po kryenin patrullimet e zakonshme në provincën e Helmandit.

Kjo ishte humbja më e madhe brenda një ditë për forcat britanike në Afganistan që nga viti 2006.

Më shumë se 400 ushtarë britanikë janë vrarë në Afganistan që nga nisja e konfliktit në fund të vitit 2001.

Shumica prej 9.500 ushtarëve britanikë që gjenden në Afganistan, pritet ta lënë këtë vend në fund të 2014-ës, kur koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të pritet të tërhiqet nga vendi.
XS
SM
MD
LG