Ndërlidhjet

Akuzohen gratë e bin Ladenit


Osama bin Laden, foto arkivi
Osama bin Laden, foto arkivi
Pakistani ka ngritur akuzë kundër tri të vejave të Osama bin Ladenit, se kanë hyrë dhe jetuar ilegalisht në vend, citon AP, një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të këtij vendi.

Që të tri gratë kanë qenë në paraburgim në Pakistan, që nga maji i vitit të kaluar, kur komandot amerikanë sulmuan shtëpinë ku ato, bin Laden dhe fëmijet e tyre po qëndronin.

Komandot qëlluan për vdekje Bin Ladenin dhe trupin e tij e varrosën në det.

Autoritetet thanë se fëmijët e grave janë të lirë ta lëshojnë Pakistanin, por mund të rrinë me nënat e tyre gjatë kohës sa zgjat procesi gjyqësor.

Njëra nga gratë e Osama bin Ladenit thuhet se është nga Jemeni, tjera nga Arabia Saudite, dhe kombësia e së tretës nuk dihet.
XS
SM
MD
LG