Ndërlidhjet

Anan: Fundi i dhunës, prioritet kryesor


Kofi Anan

Kofi Anan

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, ka thënë se prioritet i tij kryesor është ndalimi i dhunës në Siri dhe shpërndarja e ndihmave humanitare dhe përfundimisht, “nisja e një procesi politik” për të zgjidhur konfliktin njëvjeçar.

Ai do të udhëtojë në Damask të shtunën.

Anan ka bërë këto komente në një konferencë për gazetarë me shefin e Ligës Arabe Nabil Elarabi në Kajro.

Ai tha se e ka mbështetjen e plotë ndërkombëtare.

Ndërkaq, Elarabi tha se nuk mund të ketë përsëritje të skenarit të Libisë në Siri, duke iu referuar fushatës ajrore të NATO-s që çoi në rrëzimin e Muamer Gadafit.
XS
SM
MD
LG