Ndërlidhjet

Kërkohet hapja e rastit kundër presidentit pakistanez


Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari dhe kryeministri Jusuf Raza Gilani
Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari dhe kryeministri Jusuf Raza Gilani
Gjykata e Lartë e Pakistanit ka urdhëruar qeverinë e Zvicrës që të rihapë rastin e korrupsionit kundër presidentit pakistanez Asif Ali Zardari.

Rasti është në qendër të shkeljeve proceduriale edhe kundër kryeministrit të Pakistanit Jusuf Raza Gilani.

Ai është akuzuar muajin e kaluar se ka refuzuar që të përfillë një të Gjykatës Supreme për të folur me Zvicrën në rastin e Zardarit.

Gilani mund të burgoset dhe t’i pengohet puna në qeveri, po që se dënohet. Rasti i korrupsionit kundër Zardarit qe hedhur poshtë nën një amnisti për rastet korruptive në vitin 2008.

Gjykata Supreme ka kthyer këtë amnisti, duke e deklaruar si jokushtetuese.

Zardari thotë se rasti është i motivuar politikisht dhe qeveria ka argumentuar se ai ka imunitet si shef i shtetit.
XS
SM
MD
LG