Ndërlidhjet

Kosovë: U miratua vendimi për Akademinë Diplomatike


Pamje nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Pamje nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot vendimin për themelimin e Akademisë Diplomatike, e cila parashihet me Ligjin për Shërbimin Diplomatik dhe Konsullor të Kosovës.

Mëtutje, në njoftimin e Ministrisë së jashtme, theksohet se Qeveria ka vlerësuar se themelimi i Akademisë Diplomatike, do të jetë mbështetje e fuqishme për diplomacinë kosovare.

Ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se “Akademia Diplomatike e Kosovës parasheh organizimin dhe udhëheqjen e trajnimeve të stafit diplomatik dhe konsullor”.
XS
SM
MD
LG