Ndërlidhjet

EULEKS: Shpjegimet në letra – sipas marrëveshjes


Irina Gudeleviq - zëdhënëse e EULEKS-it

Irina Gudeleviq - zëdhënëse e EULEKS-it

Irina Gudeleviq, zëdhënëse e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEKS, ka vlerësuar sot se letrat që ky mision i ka shpërndarë në vendkalimet në pjesën veriore të Kosovës, për pararegjistrimet e veturave dhe shfrytëzimin e dokumenteve të Kosovës, janë në përputhje me marrëveshjen ndërmjet Beogradit e Prishtinës, për lëvizjen e lirë.

“Edhe Beogradi dhe Prishtina, për këtë janë pajtuar në korrik të vitit të kaluar dhe planifikimi i EULEKS-it është bazuar në këtë marrëveshje”, tha Gudeleviq dhe ka shtuar se “është normale që para se të vazhdoni me cilindo lloj të implementimit, paraprakisht në mënyrë adekuate t’i informoni njerëzit dhe tu jepni kohë të mjaftueshme që të kërkojnë zgjidhje përkatëse, që do të jenë në harmoni me marrëveshjet”, tha Gudeleviq.

Agjencia Beta ka raportuar se me rastin e letrave që EULEKS-i i ka shpërndarë në Jarinje dhe Bërnjak, për pararegjistrimin e automobilave dhe shfrytëzimin e dokumenteve të Kosovës, prej një qershorit, shefi i delegacionit të Serbisë në dialogun me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se ajo letër absolutisht nuk ka lidhje me qëndrimin e BE-së dhe se këto masa janë të njëanshme dhe të papranueshme dhe se nuk janë pjesë e çfarëdo marrëveshjeve të Brukselit.

Përfaqësuesit e serbëve në pjesën veriore të Kosovës dje kanë protestuar për shkak të masave të paralajmëruara dhe kanë vlerësuar se Stefanoviqi nuk ua ka paraqitur në mënyrë të njejtë marrëveshjen me Prishtinën.

Ata i kanë bërë thirrje Stefanoviqit që përsëri t’i shpjegoj detajet e marrëveshjes.
XS
SM
MD
LG