Ndërlidhjet

Stuhia Diellore arriti në Tokë, por pa shkatërrime


Një fenomen Diellor i mëparshëm
Një fenomen Diellor i mëparshëm
Stuhia më e madhe Diellore, në pesë vitet e fundit, e ka rrethuar Tokën, por deri tash nuk janë vërejtur shkatërrime të mëdha.

Stuhia ka filluar me një flakërim masiv Diellor këtë javë, e cili është rritur derisa ka lëvizur jashtë nga Dielli.

Agjencia e Gjithësisë e Shteteve të Bashkuara, NASA, ka tërhequr vërejtjen se stuhia mund t’i shkatërroj sistemet globale pozicionuese, satelitët dhe rrjetet elektrike dhe se tashmë ka ndikuar që disa kompani ajrore t’i ndryshojnë rrugët polare të fluturimeve të aeroplanëve.

Deri tash, nuk ka pasur raporte për probleme eventuale.

Paraqitja e ndritshme e këtillë është e njohur si fenomeni Dritat Veriore, ose “Aurora Borealis”, dhe pritej se do të mund të shihej në Azinë Qendrore, në muzgun e ditës së sotme.

Dritat krijohen kur grimcat e elektrizuara në nivel të lartë, bashkëveprojnë me fushat magentike në Tokë duke shkaktuar një shkëlqim ngjyra-ngjyra.
XS
SM
MD
LG