Ndërlidhjet

SHBA: 10 femra u nderuan për 8 Mars


Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton

Departamenti amerikan i shtetit i ka nderuar 10 femra me çmimin Gratë Guximtare Ndërkombëtare, në një ceremoni të udhëhequr nga sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, dhe zonja e parë Mishell Obama.

Çmimet jepen çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Grave më 8 Mars.

Në mesin e atyre që e fituan çmimin e sivjemë janë edhe afganja, Marjam Durani, dhe pakistanezja Shad Begum.

Durani është pronare e një radio stacioni që i ndihmon gratë për t’i kuptuar të drejtat e tyre, ndërsa Begum është një femër që rregullisht merr kërcënime për punën e saj në angazhimin e grave në pjesëmarrje politike.

Zonja Klinton tha se gratë e nderuara me çmimin e sivjemë “po punojnë palodhshëm për përmirësimin e jetëve të grave dhe vajzave duke bërë dallim në ballafaqim me mjerimin dhe shpeshherë nën kërcënimin e dhunës”.
XS
SM
MD
LG