Ndërlidhjet

logo-print

Serbi, Itali: I vetmi mospajtim – Kosova


Bisedimet e delegacioneve të Italisë dhe Serbisë në Beograd

Bisedimet e delegacioneve të Italisë dhe Serbisë në Beograd

Samiti politiko-ekonomik Serbi – Itali ka përfunduar sot në Beograd, me nënshkrimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare dhe mesazheve të zyrtarëve të lartë të të dy vendeve se ekziston petencial i madh për përparimin e bashkëpunimit në ekonomi dhe në planin e integrimeve evropiane.

Si pikë e vetme e mospajtimit është theksuar Kosova, pavarësinë e së cilës e ka pranuar Italia.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, edhe një herë e ka përsëritur se Serbia nuk dëshrion dhe kurrë nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës, ndërsa kryeministri i Italisë, Mario Monti, tha se duhet të jetë e kuptueshme që pozicioni i dy vendeve nuk përputhet për Kosovën, por e ka lavdëruar vullnetin që me shpejtësi të lëvizet në drejtimin e zgjidhjes, sepse kjo është shumë e rëndësishme në rrugën për në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG