Ndërlidhjet

OKB: Konferencë globale për gratë në vitin 2015


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun
Zyrtarët e lartë të Kombeve të Bashkuara e kanë propopzuar mbajtjen e një Konference globale të OKB-së për femra, në vitin 2015, 20 vite pas samitit të fundit për femra në Pekin të Kinës.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, dhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Abdulaziz al-Naser, nëpërmjet një kutmese, theksuan se çështjet e grave janë pjesë vitale e progresit global dhe se është “koha e fundit” për një konferencë botërore për fokusim në rolin e grave në politikë, paqe dhe siguri, punë dhe çështje rurale.

Kjo shpallje, që u bë sot më 8 Mars, Ditën Ndërkobëtare të Grave, paraqet një nismë për atë që do të ishte tubimi i pestë botëror për gratë.

Konferenca e parë ishte mbajtur në Meksikë në vitin 1975.

Nuk është shpallur vendi se ku do të mund të mbahej samiti i vitit 2015.
XS
SM
MD
LG