Ndërlidhjet

Fuqitë botërore kërkojnë qasje në Parçin të Iranit


Kapaciteti atomik në Parçin të Iranit

Kapaciteti atomik në Parçin të Iranit

Gjashtë fuqitë botërore kanë kërkuar mbrëmë që Irani ta hapë bazën ushtarake Parçin për inspektorët atomikë të Kombeve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, thanë se ata kërkojnë që “Irani ta plotësoj obligimin e tij që të siguroj qasje në Parçin”.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) dëshiron që menjëherë të ketë qasje në Parçin afër Teheranit, ku besohet se Irani ka ndërmarrë eksplodime të simuluara atomike të kokave luftarake.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Jukia Amano, tha mbrëmë në Vjenë se Irani formalisht nuk ka ofruar qasje në Parçin.

Nga ana tjetër, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, i ka mirëpritur komentet aktuale të presidentit amerikan, Barak Obama, se çështja e mospajtimit atomik me Iranin duhet të zgjidhet me diplomaci, e jo me forcë ushtarake.
XS
SM
MD
LG