Ndërlidhjet

Anan: Armatimi i kryengritësve e përkeqëson situatën


Kofi Anan - i dërguar i OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri

Kofi Anan - i dërguar i OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri

Ish sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ka bërë thirrje për zgjidhje diplomatike për gjakderdhjen në Siri.

Duke folur mbrëmë në Kajro të Egjiptit, zoti Anan, aktualisht i dërguar i OKB-së dhe Ligës Arabe për Siri, ka tërhequr vërejtjen kundër thirrjeve për armatim të kryengritësve në Siri, duke thënë se “militarizimi i mëtejshëm” do ta përkeqësonte situatën.

Këto komente u bënë në periudhën derisa kryeministri i Libisë i ka përgënjeshtruar akuzat e Rusisë, se qeveria e tij tranzicionale po i stërvitë dhe armatosë kryengritësit në Siri, që luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Kombet e Bashkuara thonë se 7500 vetë, kryesisht civilë, janë vrarë në goditjen gati njëvjeçare të qeverisë ndaj protestuesve anti-Asad.

Dje, zëvendës ministri për naftë i Sirisë, u bë zyrtari i parë i lartë qeveritar, që shpalli se “i bashkohet revolucionit dhe popullit” dhe se pret që edhe zyrtarë të tjerë ta bëjnë këtë gjë.
XS
SM
MD
LG